Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” e njohur si lagjia e “Backallinjve”. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Elton Javori 41 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave. Sa i takon autorit, policia e ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të tij.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
