Tre persona u plagosën në orët e para të së martës në një lokal në Deçan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku sipas Policisë, u raportuan të shtëna me armë.
Policia arriti shpejt në vendngjarje dhe të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Personi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ku iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë, një karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.
Ende nuk ka detaje se çfarë e shtyu autorin të ndërmerrte këtë akt.













