Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.
Burimet bëjnë me dije se mes personave që është lëshuar urdhër arrest, është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar 4 prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.
Emrat e personave janë:
1-Adnand(Andreë) Progri, lindur në Peqin dhe banues ne Tiranë
2-Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues ne Tiranë,
3-Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë,
4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë,
5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë
6-Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës,
- 7-Aldo Mazzarela shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të ardhurave’ dhe ‘Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i K.Penal.
