Skandal në spital! Mjeku qëllon kryeinfermieren

Tiranë, 6 janar 2026 – Një incident ka ndodhur në një spital në Tiranë, ku një mjek u përfshi në një konflikt me kryeinfermierin e institucionit.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermierin gjatë një debati për zbatimin e protokollit mjekësor.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor;“, thuhet në njoftimin e policisë.