Rreth 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili është përshirë nga flakët mesditën e sotme.Ndërkohë 25 persona gjenden në spital me probleme me frymemarrjen.Mes tyre ka dhe fëmijë. Në ndihmë të banorëve është parë dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili gjendet në vendngjarje prej disa minutash.
Aktualisht forcat zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura dhe nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës, por vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.
Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një njëri që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.
