SLLOVAKI- Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në Bratislavë. Në këtë takim po merr pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.
Qëndrimi i Kurtit në Bratislavë do të jetë njëditor ku do të marrë pjesë edhe në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë-Globsec.
Kryeziu nuk dha detaje se për çfarë do të diskutohet në takimin me ndërmjetësit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por mendohet se në fokus do të jetë situata në veri të Kosovës dhe protestat e serbëve. Kryeziu tha se Kurti pas përfundimit të takimeve do të kthehet në Kosovë.
