Shqiptarët janë më pak të lumtur me jetën e tyre sesa ishin në vitin 2016.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim: Një rajon që ka bërë përparim thelbësor që nga viti 2016 është Evropa Juglindore. Përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar.
Vendi ynë renditet ndër të fundit në rajon bashkë me Maqedoninë e veriut, teksa niveli i kënaqësisë nga jeta është rritur ndjeshëm në Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi.
Raporti i BERZH evidenton gjithashtu se risku financiar dhe i kursit të këmbimit duhet të monitorohet me kujdes.
“Sektori financiar është likuid dhe i qëndrueshëm, por duhet mbajtur vigjilencë në dritën e ngadalësimit ekonomik dhe politikës monetare më të shtrënguar”.
Në këtë aspekt BERZH thekson se përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të ndërtuar rezerva më të larta kapitali janë të mirëseardhura.
