Shqiptarët ikin, por mbi 18 mijë të huaj jetojnë në Shqipëri, tendenca tregon rritje

Numri i të huajve që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në vendin tonë është një trend që rritet dhe këtë e tregojnë dhe shifrat konkrete.

Mbi 18 mijë të huaj jetojnë në Shqipëri dhe sipas INSTAT, gjysma e rezidentëve punojnë këtu. Kryesojnë shtetasit nga Italia, Kosova dhe Turqia. Në vitin 2022 numëroheshin mbi 8000 aplikime për punësim nga të huajt, ndërkohë që vetëm në 6-mujorin e parë të vitit kishte mbi 5000 kërkesa për punësim. Ndërkaq, mes të huajve ka edhe emigrant nga Siria apo Afganistani, të paregjistruar.