Shpëton për mrekulli një 17-vjeçare në Gramsh.
Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
