Shpërthim tritoli në një shtëpi në Lushnje

Një shpërthim i dyshuar me tritol raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnje. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Sefa, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen 18 Tetori.

Lënda shpërthyese sipas gazetares është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe dy herë të tjera në të shkuarën.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale