Shpërthim i fortë në katin e dytë të një pallati në Tiranë!

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Ngjarja u shënua në zonën e Porcelanit, dyshohet në katin e dytë të një pallati.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë qenë në vendngjarje dhe ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.

Nga dyshime e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por policia pritet të dalë në orët në vazhdim me një reagim zyrtar.