Shpërthen bombola e gazit.Plagoset çifti,gruaja në gjendje kritike

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në një banesë në qytetin e Laçit dhe për pasojë është plagosur një çifti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit. Burime bëjnë me dije se nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka marrë djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në pavionin e djegieve në Tiranë

Djegie të lehta ka pësuar  edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.