Shkrumbohet nga flakët makina në Lushnje,dyshimet e para

Digjet një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm . Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit kishte ardhur për të marrë punëtorët si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit. Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se makina të digjej totalisht.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur pothuajse asgjë.

Në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.