Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mat, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Baz të Mat, ku dy të rinj janë përleshur ndërkohë që po konsumonin ushqim në një lokal.
Mësohet se pas përleshjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë incident të dhunshëm.













