Durim Çekrezi merr detyrën e kryetarit të PD, dega Elbasan

Durim Çekrezi merr detyrën e kryetarit të PD, dega Elbasan.

Lajmi konfirmohet nga ish-kryetari i PD, Blendi Himçi dhe PD e degës Elbasan.

Në një postim në rrijetin social Facebook, Himçi e cilëson atë figurë me integritet me kontribute të mëdhja në PD.

Postimi i Blendi Himçit:

I nderuar miku im Durim
Dua të të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ke pranuar detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Elbasan.
Si një profesionist me integritet, me eksperiencën e suksesshme në drejtimin e ish-Komunës së Treganit, si inxhinier i nderuar dhe kontributin e gjatë në PD, ti ke dëshmuar gjithmonë përgjegjshmëri dhe vizion.
Besoj plotësisht në aftësitë dhe integritetin tënd dhe jam i bindur se PD Elbasan do të ecë përpara nën drejtimin tënd me forcë dhe stabilitet për të regjistruar një fitore madhështore me 11 maj.
Ishte kënaqësi të punoja me një ekip të përkushtuar dhe të shihja se fryma e bashkëpunimit dhe vizioni ynë i përbashkët do të vazhdojnë me ty në krye. Ke mbështetjen dhe besimin tim të plotë në këtë rrugëtim të ri.
Të uroj suksese dhe mbarësi në detyrën tënde të re!
Me respekt,
Blendi Himçi