Një konflikt i çastit dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në qytetin e Pogradecit në afërsi të zonës së shëtitores.
Sipas raportimeve të para mësohet se në këtë konflikt janë përdorur edhe mjete të mprehta dyshohet thikë.
Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Pogradec
Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.
Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi Marin Çuli., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin Deni Silo, 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.













