FIER- Një sherr ka ndodhur mes disa persona në Fier, i cili ka përfunduar me dy të plagosur. Blutë njoftojnë, se 28-vjeçar i dëmtuar në kokë, me sende të forta dhe tjetri i dëmtuar me mjet prerës kanë shkuar mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00 për të marrë ndihmë mjekësore. Pas hetimeve të kryera shërbimet e policisë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit. Ndërkohë në kërkim është shpallur një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka goditur njërin prej të rinjve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.
Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që ka goditur këta shtetas, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, shtetas me precedent penal, i cili u shpall në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt./












