Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar klasa e katërt e kësaj shkolle. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor.
Siç shihet edhe në pamje, bankat dhe karriget janë gjetur të dëmtuara, materialet mësimore të shpërndara në dysheme, ndërsa muret dhe pajisjet e klasës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Pas kësaj ngjarje, drejtoria ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.
Nga kamerat e sigurisë është zbuluar, se në ambientet e shkollës janë futur disa fëmijë, aktualisht nxënës të kësaj shkolle. Nxënësit dyshohet, se kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Policia ka shoqëruar disa nxënës dhe prindër të tyre për t’i marrë në pyetje lidhur me këtë akt vandalizmi. Gjithashtu jashtë kamerave, nxënës, prindër dhe banorë të zonës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm që dëmton jo vetëm ambientet shkollore, por edhe vetë komunitetin













