Nga Entela Duka
1 dhjetori shënon Ditën Botërore kundër HIV-AIDS.Në Elbasan vetëm këtë vit rezultojnë 6 raste të reja.
Numri total i të prekurve në vite në qark rezulton 132 persona ,ku 115 prej tyre janë nga Bashkia Elbasan.
Fatmirësisht nuk ka fëmijë të prekur, ndërsa specialistët e fushës e vënë theksin te testimi falas pasi çdo pakujdesi përkthehet në humbje jetë njerëzish.Më të prekur prej SIDA-s në Elbasan rezltojnë meshkujt e grupmoshës 25-64 vjec.
“Vetëm këtë vit kemi 6 raste të reja me HIV-AIDS. Në të gjithë Qarkun e Elbasanit rezultojnë të prekur 132 persona ,ku 115 prej tyre janë nga Bashkia Elbasan. Më të prekur prej SIDA-s në Elbasan janë meshkujt e grupmoshës 25-64 vjec. I bëj thirrje të kryejnë testin, pasi ai është falas dhe ofrohet pranë laboratorit të higjenës”-citon Përgjegjësja Elena Bibaja.
Aktivitetit sensibilizues në Elbasan iu bashkuan nxënës shkollash, Kryqi i Kuq dhe qytetar.













