Produktet e bulmetit janë ndër produktet ushqimore që kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve. Rritja më e ndjeshme u vu re gjatë 2022, ndërkohë që edhe ky vit ka vijuar rritjen e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, sidmos djathit.
Një kilogram djath dele gjendet në treg me 1200- 1500 lekë, ndërkohë që më parë ishte 700-800 lekë/kg. Kjo gjë sipas përfaqësuesve të industrisë së qumështiti ka ulur konsumin.
“Në shifrat tona të 3-mujorit të fundit pa përfshirë muajin Dhjetor i cili nuk mund të merret parasysh për shkak të festave, ne kemi një rënie të fuqisë blerëse për produket e qumështit dhe nënproduktet e tij. Me 20%.”
Sipas të dhënave të INSTAT, Inflacioni për muajin Nëntor arriti në 3.9% ndërkohë që produktet ushqimore janë ato që kanë rritjen më të madhe.
“Në momentin që rritet çmimi në treg është e vështirë të ndikosh në uljen e këtyre produkteve.”
Ministria e Bujqësisë ka nisur kontrollet për mos abuzimin me çmimet në këtë periudhë festash.
“Prej dy javësh dhe besoj dhe në javët e ardhshme për shkak të konsumit të lartë, për pasojë dhe kujdesi e siguria duhet të jetë maksimale. Ministrja bashkë me strukturat monitoroi dhe parandaloi çdo abuzim apo keqinformim.”
Një prej shqetësimeve të ngritua nga shoqat e industrië së qumështit është informaliteti i këtij sektori, i cili rrezikon edhe sigurinë e konsumatorëve.
“Për fat të keq në sektorin e përpunimit të qumështit informaliteti është në shifra jashtëzakonisht të larta nga 80-85% çka ndikon dhe në sigurinë ushqimore. Sigurisht dhe tek mashtrimi i konsumatorit sepse një produkt i paetiketuar nuk dihet çfarë përmban.”
Problematikat për sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit u organizua nga “Qendra Alert”, ku dhe u kërkua një bashkëpunim më i mirë i institucioneve shtetërore dhe mediave për informimin e duhur dhe në kohë të konsumatorëve.
