Rinovimi i kontratës së Dybalas me Juventusin, përkohësisht ka ngrirë

Nuk ka mbërritur ende nënshkrimi i shumëpritur i rinovimit të kontratës së Dybala. Jorge Antùn, njeriu i besuar që kujdeset për interesat e Paulos, u kthye në Argjentinë, pasi kaloi disa ditë në Torino, ku u takua me klubin bardhezi.

Megjithatë, momenti historik nuk është arritur ende dhe kështu, pavarësisht synimeve për të mbyllur ‘telenovelën’ para Krishtlindjeve, ajo do të shtyhet për në vitin 2022. Kjo, nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur, sepse marrëdhëniet mes palëve nuk do të jenë kaq idilike.

Kjo nënkuptohet edhe nga fjalët e drejtorit ekzekutiv të Juventusit, Maurizio Arrivabene, para ndeshjes kundër Cagliarit, u shpreh: “Lidhja me fanellën e disa lojtarëve, është më e vogël se ajo e agjentëve të tyre”. Megjithatë, drejtori Arrivaben theksoi se marrëdhëniet me dy lojtarët, Dybala dhe De Ligt, janë “absolutisht të qeta”.