Rikthehet situata kritike në Lushnje/Zjarri u rindez aty ku nisi, po digjen jorgane,jastëkë…

Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qëndrës tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes.Aty ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dyshekë e jastekë të cilat vazhdojnë të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambjentit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambjenti i jashtëm.

Riaktivizimet e shpeshta të flakëve në qendrën tregtare në Lushnje, kanë vënë në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të cilat ndërhynë për të mbajtur nën kontroll situatën.

Pas evakuimit të banorëve, rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qëndrës tregtare të cilat ndodhen shumë pranë. Fillimisht flakët jane lokalizuar në katin e sipërm të godinës, në taracën që lidh dy kullat, materiali i së cilës është prej dërrase duke favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me ndihmën e një vinçi per t’u afruar sa më pranë vatrës së zjarrit duke e mbajtur nën kontroll. Rreziku mbetet i lartë në çdo moment përsa i përket riaktivizimeve pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave të thyer.