Reshjet/ Shqipëria nën ujë. Vlora në kolaps. Rrjedha e ujit merr para qytetaren. Kryebashkiaku kërkon ndihmën e ushtrisë (VIDEO)

E gjithë Shqipëria ndodhet nën ujë. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.
Situatë kritike në Vlorë.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa rrugë dhe kryqëzime, por edhe qendrën historike dhe spitalin.

Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard–Transballkanike.

Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige e tavolina.

Sakaq, në një video dramatike duket një qytetare që rrjedhja e ujit ka marrë edhe një qytetare.

I gjithë qyteti është në kolaps total, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita.