Radhë e gjatë automjetesh në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, shoferët ndalojnë mjetet për shkak të motit të keq

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.

Drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.

Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.