Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare, identifikuar me inicialet B. M., është nën hetim për plagosjen e vëllait të saj 7-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku ajo ka përdorur një thikë për të dëmtuar vëllain e saj të mitur.
Fëmija ka marrë plagë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, B. M. është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për arsye të shëndetit të saj mendor.
Policia ka regjistruar një procedim penal kundër saj për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













