Policia e Kamzës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh. Si rezultat i një operacioni të shpejtë policor, është arrestuar autori i dyshuar, një 18-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi R. M., i cili dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zbulimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 lokalizuan dhe arrestuan 18-vjeçarin rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes.
Gjatë kontrolleve në zonë, policia gjeti dhe sekuestroi armën automatike të dyshuar të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1567769511639240%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>




