Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj nënës së bashkëjetueses së tij.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi C. B., banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku i riu dyshohet se ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen. Në momentin kur kanë dalë familjarët e saj, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka goditur me automjet nënën e saj, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve intensive të strukturave të Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, autori i dyshuar u lokalizua, u kap dhe u arrestua.
43-vjeçarja u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin e përdorur në ngjarje, në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2064757531056190%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>




