Pushuesi dëmtohet nga helikat e skafit në Vlorë, dyshohet se ka prerje në këmbë

VLORË – Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlore, ku një pushues ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi në Sazan.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.