SHBA- Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim deportimin e tij. Ai është Gjin Kolbucaj sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti një dënim me 20 vite për vrasjen e bashkëshortes së tij Lulja Kolbucaj. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur 20 vite më parë në Miçigan, ndërsa çifti kishte edhe dy fëmijë.
“Gjin Kolbucaj vrau gruan e tij, Ljulaja Kolbucaj, në shtëpinë e tyre në Sterling Heights, Mich., 20 vjet më parë. Të shtënat e vitit 2006 lanë dy fëmijët e tyre shtetas amerikanë pa nënë. Kolbucaj është shtetas shqiptar. Gruaja e tij ishte nga Jugosllavia. ICE e arrestoi atë pas lirimit të tij nga Institucioni Korrektues Richard A. Handlon në Ionia dhe do ta mbajë atë gjatë procedurave të largimit.”, thuhet në njoftimin e ICE.
Pasi vrau gruan e tij, më 31 mars 2006, Kolbucaj qëlloi dy herë veten në kraharor, por mbijetoi. Ai tentoi sërish edhe një herë tjetër të vriste veten në burg.




