Publikohet foto e 20-vjeçarit që u v*ra me 6 plumba në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku një 20-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re. Viktima është identifikuar si Pavlin Preka, ndërsa në foton e siguruar nga mediat shfaqet vetë i riu që humbi jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve të para, i riu është ekzekutuar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Trupi i tij u gjet nga xhaxhai, i cili menjëherë njoftoi policinë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat e armës, të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa policia ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e vrasjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminim mjeko-ligjor. Banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja dhe kërkojnë drejtësi për të riun.