SARANDË- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se sherri ndodhi në një lavazh mes 4 të rinjve. Më tej raportohet se pas një debati për motive të dobëta tre të rinj dhunuan me sende të forta 19-vjeçarin, Blernad Allkushi. Autorët e dhunës janë Fatjon Papa, Gabriel Mehmeti dhe Mario Agalliu.
Mësohet se 19-vjeçari pësoi lëndime të shumta në kokë dhe në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. Fatmirëshisht konfirmohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se sherri filloi me motivin “pse më sheh”. Policia e Sarandës shpalli në kërkim 21-vjeçarin Fatjon Papan, 19-vjeçarin Gabriel Mehmeti dhe 20-vjeçarin Marjo Agalliu. Bëhet e ditur se autorët nuk kishin njohje të mëparshme me të dhunuarin.
