Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në kanalin e Istmit në Korinth. Sipas autoriteteve greke, trupi u viktimës u gjet nga punonjësit që po kryenin punime për pastrimin e kanalit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës. Ndërkohë dyshohet se viktima është shtetas shqiptar.
Në lidhje me ngjarjen janë ngritur edhe dyshime se rasti ka të bëjë me një vetëvrasje të mundshme. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit dhe mësohet se i përket një burri të moshës rreth 25-30 vjeç.
Departamenti i II Portual i Isthmisë pranë Autoritetit Portual Korinth po kryen hetimet paraprake, ndërsa në Shërbimin Mjekësor është urdhëruar të kryejë autopsinë.