Elbasani është një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri nga industria e rëndë.Para dy javësh zjarri i rënë në ish-kombinatin Metalurgjik la pas një ndotje të frikshme. Në këtë kuadër pjestarë të shoqërisë civile, intelektual dhe qytetar protestuan sot para Bashkisë Elbasan.Pavarësisht kauzës jetike u vu re një pjesmarrje e ulët në proteste.Sakaq protestuesit kërkuan marrjen e masave nga ana e institucioneve për operatorët industrial që veçanërisht fëmijët të thithin ajër të pastër e jo t’u rrezikohet jeta prej çlirimit të gazrave.
Pasojat e ndotjes i vuajnë qytetarët. Njëra nga ato është Fatbardha Topuzi e cila po lufton me një sëmundje të rëndë.
Në Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve ata kërkojnë të thithin ajër të pastër.
Pas protestës të pranishmit nisën nënshkrimin e një peticioni ,ndërsa ky i fundit do të rrugëtojë në lagje të ndryshme të Elbasanit për tiu dorëzuar në fund pushtetit local, ku do t’i kërkohet marrja e masave imediate për minimizimin e ndotjes.elbasanion
