DURRËS- Është rikthyer në detyrë oficerja e sigurisë në shkollën “Jan Kukuzeli” në Durrës. Mësohet se oficerja është telefonuar teksa po shkonte të merrte transferimin në një shkollë tjetër.
Oficerja ishte shkarkuar për shkak të numrit ta pamjaftueshëm të nxënësve në arsimin e mesëm. Nga 324 nxënës që ka shkolla, 79 janë të arsimit të mesëm, ndërkohë që duhet të ishin 80 sipas ligjit.
Prindërit e nxënësve të shkollës kanë protestuar të frikësuar për sigurinë e fëmijëve të tyrë. Duke folur për mediat ata thonë, se kishin marrë një email ku njoftoheshin për largimn e oficeres. Përmes një peticioni ata kërkuan nga Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, kthimin e menjëhershëm të oficeres së sigurisë.
Të shqetësuar edhe nga ngjarja e fundit në kryeqytet pranë shkollës “Fan Noli”, prindërit bëjnë thirrje për sigurinë e fëmijëve teksa thekojën se bëhet fjalë për mosha 6-7 vjeç. Ndërkohë kësaj proteste iu bashkua edhe Drejtoresha e Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli”.