GREQI- Krimi makabër që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten e tij prej një jave, ka tronditur jo pak opinionit shqiptar dhe atë grek. Krimi i rrëfyer nga vetë autori i ngjarjes ka marrë një kthesë edhe më dramatike teksa ai ka zbuluar dhe detajet se si ndodhi skena kriminale.
Autori ka rrëfyer se pas krimit, ai ka përdorur celularin e viktimës, duke krijuar konfuzion tek familjarët e Alba Cenko, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e saj. Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
SMS motrës së viktimës në emër të Albës, ku i shprehej se ishte larguar drejt Italisë me një mashkull. “Jam me bashkëjetuesin që ika”, thuhej në SMS, ndërsa i kërkonte që të mos bënte denoncim në polici.
Mbrëmjen e 28 nëntorit, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka goditur bashkëshorten e tij, 32-vjeçare Alba Cenko, fillimisht me çekiç në kokë e më pas e ka mbytur. Trupin e pajetë, autori e ka mbështjellë me çarçaf, e ka futur në qese mbeturinash dhe më pas e ka zhvendosur nga dhoma e gjumit në papafingo ku e ka lënë për 1 javë.
Ndërkohë, u mësua se dy fëmijët e mitur të çiftit, në momentin e ngjarjes po flinin gjumë, ndërsa pasi janë zgjuar të nesërmen autori i krimit u ka thënë që nëna e tyre kishte shkuar në punë dhe pas shkolle i ka dërguar tek i vëllai.