Gjendet i pajetë në një kanal 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në afërsi të banesës së tij në lagjen nr. 15, Durrës.

Policia tha se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.