Procedohet penalisht ylli i futbollit anglez, abuzonte kafshët shtëpiake (VIDEO)

Ylli i Premier ligës, Kurt Zouma, mund të ndiqet penalisht pasi u filmua duke goditur macen e tij si një top futbolli në dyshemenë e kuzhinës së shtëpisë së yjit.

Lojtari i West Ham, shihet gjithashtu duke goditur fytyrën e kafshës së tij shtëpiake.
Klubi i ka dënuar veprimet e tij dhe do të “marrë me këtë çështje nga brenda”.

Natën e kaluar, Zouma kërkoi falje për sulmin dhe këmbënguli se ishte një incident i izoluar.

Ai tha: “Dua të kërkoj falje për veprimet e mia.  Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën sinqerisht pendohem.