Nga 3519 nxënës që u debistuan mbi shikimin, 615 prej tyre iu referuan mjekut specialist për problemet e hasura.
Programi për kujdesin e shikimit përfshin fëmijët e grupmoshës nga 6 deri në 14 vjec.
Sipas okulisteve dy janë problematikat kryesore: syri dembel dhe syri i devijuar, apo strabizmi sic njihet në gjuhën mjekësore.
Sipas mjekes okuliste Eva Koça këto patologji duhen trajtuar e duhen kapur sa me herët. Mjekja këshillon prindërit të shmangin perdorimin e celularëve nga femijët.
“Mirë është që fëmijët deri në moshën 10-vjeçare të qëndrojnë sa më larg ekraneve. I udhëzojmë gjithmonë fëmijët t’i përdorin me orare të reduktuara si dhe te studiojnë gjatë ditës, jo në mbrëmje” -shprehet ajo.
Mjekja thekson po ashtu edhe rolin e rëndësishem që ka ushqimi i mirë në shëndetin e syve.
Programi i kujdesit të shikimit për femijët zbatohet tashmë prej tre vitesh.
