Policia jep informacion për aksidentin tragjik në Durrës. Fëmijët që humbën jetën u përplasën nga një 57-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku tre fëmijë të mitur janë përplasur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një mjet i drejtuar nga një 57-vjeçar ka aksidentuar tre fëmijë rreth 10 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, dy prej të miturve kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, që ka tronditur komunitetin lokal.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.