Një aksident rrugor është shënuar në segmentin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet i rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment është kryer me vështirësi për disa kohë.













