Po tentonte të hynte në oborrin e një banese, 45-vjeçarit i ngec bluza në kangjellat rrethues dhe mbytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë të bashkisë Maliq, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda oborrit të shtëpisë, e cila nuk ishte pronë e tij, duke kaluar nga muri, por gjatë përpjekjes bluza i është kapur në kangjellat metalike, çka ka sjellë mbytjen aksidentale.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 45-vjeçari dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe përfundimin tragjik të ngjarjes.