Një person rreth 35 vjeç është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras. Mësohet se 35 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia e Kurbinit ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.
