Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Postribë të Shkodrës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti banal mes Kristian Kakia, i cili është arrestuar tashmë, dhe të plagosurit, i identifikuar si shtetasi Çelë Shabaj.

Forca të shumta të policisë shkuan në vendngjarje, ku dhe u bë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi i autorit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk bëhet e ditur, ndërsa ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkodër/Informacion paraprak

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.