Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte.
Arnaldo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e poicisë së bashku me dy shokët e tij pasi në makinë iu gjet një armë.
Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.
“Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes”, informoi sot policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
