Dy konflikte për arsye të dobëta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Qarkun e Elbasanit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Në rastin e parë një 63 vjeçar banues në fshatin Polis goditi me dru bashkëfshatarin e tij shtetasin Y. Ç., 61 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në rastin e dytë një 51 vjeçar nga Gramshi ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 70- vjecare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. A., 63 vjeç, banues në fshatin Polis, pasi më datë 11.12.2023, ka goditur me send të fortë (dru), për motive të dobëta, shtetasin Y. Ç., 61 vjeç, banues në fshatin Polis, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
-M. S., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 70- vjecare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
