Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një automjet, shofer i së cilës ishtë një 20-vjeçar, në unazën e qytetit të Elbasanit. I moshuari i identifikuar me inicialet S.K.. ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën.
