Përplaset me motor nga një18-vjeçar, humb jetën një burrë. Emri

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur pak çaste më parë në Maliq të Korçës.

Sipas policisë, një 18-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një 68-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S.

Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.