Përplasen tre automjete në aksin Elbasan-Librazhd, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesat e MUrrashit’.

Mësohet se janë përplasur tre automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.