Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas/Përmbyset në mes të rrugës autoboti me naftë , trafik i rënduar në rrugë

Moti i keq është bërë shkak i një aksidenti  në afërsi të Prrenjasit.
Një autobot është përmbysur mesditën e kësaj të shtune në aksin nacional Librazhd- Prrenjas, pasi u perplas me një mjet tjetër .Mësohet se autoboti  me targa bullgare  gjatë rrëzimit i ështe shkëputur koka e kamionit.Fatmirësisht bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar mrekullisht.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe vec hetimit te aksidentit po merret edhe me orjentimin e trafikut.