Përfshihet nga flakët një servis në Durrës, dyshimet e para

Një servis është përfshirë nga flakët në lagjen nr.16 të Durrësit.

Si pasojë e flakëve është lënduar një punëtor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit në këtë servis.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.